Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist

Jurgen Uldedaj, kampion bote! Boksieri lezhjan triumfon në duelin për versionin IBO të boksit profesionist

Jurgen Uldedaj fitoi titullin kampion bote në boksin profesionist në versionin IBO, pesha Cruiser. Sportisti lezhjan arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, teksa mundi në “O2 Arena” në Londër rivalin kamerunas Rolly Lambert. Një duel i fortë në fakt me 12 raunde, i vendosur në sajë të pikëve. Uldedaj ishte i kujdesshëm të mos merrte goditje të forta nga kundërshtari, tregoi freski fizike dhe shpesh herë lëshoi gjuajtje të forta dhe precize në kokën dhe trupin e rivalit kamerunas, të cilat në fund bënë diferencën në vlerësimin e gjyqtarëve. Ai fitoi një pjesë të mirë të raundeve, çka në fund ishte vendimtare që boksieri me origjinë nga Lezha të shpallej kampion bote në IBO, një nga versionet më të rëndësishme në boksin botëror profesionist. Të pranishëm...