Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë! Albin Kurti nuk fiton votat e nevojshme në Kuvend

Dështon formimi i Qeverisë së re në Kosovë! Albin Kurti nuk fiton votat e nevojshme në Kuvend

Kabineti qeveritar i propozuar nga Albin Kurti si mandatari për formimin e qeverisë së re nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme. Në seancë, 56 deputetë votuan për, 52 kundër dhe 4 abstenuan. “Konstatoj se me 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi nuk e zgjodhi Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ju njoftoj se përgjegjësia kalon te presidentja, e cila pas konsultimeve ka mundësinë të emërojë kandidatin tjetër për kryeministër,” tha kryetari Dimal Basha. Sipas Kushtetutës, presidentja brenda 10 ditësh duhet të ftojë partitë për konsultime dhe të vendosë për mandatarin e ri që ka më shumë gjasa të formojë qeverinë. Nëse edhe kjo përpjekje dështon, Osmani do të duhet të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40...