Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Cristiano Ronaldo është “i pangopur”: Dua më shumë se 950 gola
26 Tetor 2025 11:42 Telesport Pasi shënoi golin e tij të 950-të në karrierë në fitoren 2-0 të Al-Nassr ndaj Al-Hazmax Cristiano Ronaldo ka deklaruar se ndihet i pangopur nga golat dhe sukseset. Portugezi, si gjithmonë, nuk i vendos limite vetes. Pas ndeshjes, ai ka shkruar një postim domethënës dhe paralajmërues në rrjetet sociale. Legjenda e futbollit botëror po i afrohet shifrës së 1000 golave në karrierë dhe tani i duhen edhe 50 të tjerë për të arritur këtë objektiv historik. “Kam uri për më shumë. Dua të shënoj gola të tjerë. Faleminderit për mbështetjen”, është shprehur CR7.