Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
100 vjet Besa e Kavajës, Begaj: Futbolli frymëzim për të rinjtë dhe komunitetin
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti i Republikës vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës. “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, u shpreh Presidenti Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet. Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë...