Robert Lulgjuraj, shqiptari që kërkon të shkruajë historinë në SHBA

Robert Lulgjuraj, shqiptari që kërkon të shkruajë historinë në SHBA

“Im atë nuk është një milioner. Unë nuk jam djali i një politikani. As im atë nuk është një politikan. Dhe nuk na intereson se kush merr pjesë në këtë garë. E dini pse? Shikojeni këtë sallë dhe këto njerëz, ata duhet të shqetësohen për ne. Më besoni!” Me këto fjalë plot bindje, Robert Lulgjuraj, biri i Malësisë së Madhe me rrënjë të thella shqiptare, tashmë synon të shkruajë një faqe të re në historinë politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert Lulgjuraj, prokurori shqiptaro-amerikan dhe anëtari i Partisë Republikane, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për në Kongresin Amerikan, me synimin për të përfaqësuar Distriktin e 10-të të Michigan në zgjedhjet e vitit 2026. Me këtë hap të guximshëm, ai jo vetëm aspiron një detyrë...