“100 vjet Besa”, Duka: Besa dhe qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë, së shpejti stadiumi i ri

“100 vjet Besa”, Duka: Besa dhe qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë, së shpejti stadiumi i ri

Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”, një nga emrat më të vjetër dhe me ndikim në futbollin shqiptar. Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar. Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë. Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit...