Tre spanjollë në podium, Markez, Çmimi i Madh i Malajzisë

Tre spanjollë në podium, Markez, Çmimi i Madh i Malajzisë

Piloti i i Gresini Aleks Markez fitoi Çmimin e Madh të Malajzisë të Kampionatit Botëror MotoGP 2025, duke siguruar fitoren e tij të tretë sezonale pas atyre në Jerez dhe Montmelo. Ai mori kryesimin në xhiron e dytë, teksa më pas dominoi garën, duke kaluar vijën e finishit i vetëm. Dy spanjollët e tjerë Pedro Akosta, i KTM-së dhe Joan Mir me Honda plotësuan podiumin. Ndërkohë Francesko Banjaia, u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi në gomën e pasme. Piloti i Ducati-t dukej se e kishte humbur duelin me Akosta-n për medaljen e argjendtë, por ishte rehatshëm në podium kur iu desh të kthehej në boks. Kjo situatë nënkuptonte se ai humbi vendin e tretë në renditje, në favor të Bexeki-t. Vazhdo leximin