Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
1 gol në 10 ndeshje, Gasperini merr vendimin drastik për dy sulmuesit e Romës
25 Tetor 2025 22:15 Telesport Roma po shfaq shumë probleme me sulmin këtë sezon dhe forma e dobët e dy sulmuesëve kryesorë ka bërë që trajneri Gian Piero Gasperini të marrë vendimin drastik. “La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit verdhekuq largimin e Artem Dovbyk dhe Evan Ferguson që në merkaton e janarit. Gasperini nuk ka më besim te dy lojtarët në fjalë, të cilët kanë shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshjet e fundit, ndaj dhe ka kërkuar përforcime për sulmin gjatë merkatos së janarit. Për sulmuesin ukrainas, Roma pagoi një vit më parë 35 milionë euro te Girona, por 28-vjeçari me paraqitjet e bëra në ndeshjet e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar. Në anën tjetër,...