Liverpool pëson humbjen e katërt rresht, Brentford i bën spektakël (video)

Liverpool pëson humbjen e katërt rresht, Brentford i bën spektakël (video)

Liverpool ka pësuar humbjen e katërt rresht në Premier League. Këtë herë ishte Brentford që fitoi 3-2 ndaj kampionit në fuqi të Premier League. Ouattara Da. shënoi fillimisht për vendasit që në minutën e 4-të, pas një topi të ardhur nga një rivënie e gjatë anësore. Në fund të kohës së rregullt në pjesën e parë, Kevin Schade dyfishoi shifrat për Brentford, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit perfekt që mori nga Damsgaard. Megjithatë, në fund të shtesës, Liverpool gjeti golin me Milos Kerkez. Hungarezi rikthen në lojë të kuqtë, pjesa e parë mbyllet 2-1 për vendasit. Në minutën e 60-të, Virgil van Dijk shkakton penallti, për faull brenda zonës ndaj Ouattara Da. Igor Thiago tregohet i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e...