Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
UFC-321/ Incidenti i papritur në kafaz, nuk ka fitues në duelin për titullin e peshës së rëndë
Sfida mes Tom Aspinall dhe Ciryl Gane, që duelonin për titullin kampion bote në peshën e rëndë në artet marciale mikse, u mbyll pa fitues. Sfida u ndërpre në fundin e raundit të parë pas një incidenti që ndodhi në kafaz. Ishte Gane ai që gjatë një kontakti i futi padashje gishtin në sy Aspinall. Ky i fundit, që mbronte për herë të parë titullin kampion bote, kërkoi ndihmën e mjekëve. Pas më shumë se 5 minutash ndërprerje, sfida u mbyll pa fitues. “Nuk mund të shoh asgjë, nuk mund të dueloj kështu”, tha Tom Aspinall nga kafazi pas ndërprerjes së duelit. Fansat e shumtë të pranishëm në Abi Dhabi për të parë këtë duel mbetën të zhgënjyer nga mbyllja shumë e shpejtë e sfidës...