Marotta u ankua për penalltinë, Conte thumbon Interin: Dua t’u kujtoj se unë iu solla titullin pas 10 vitesh…

Marotta u ankua për penalltinë, Conte thumbon Interin: Dua t’u kujtoj se unë iu solla titullin pas 10 vitesh…

Ndryshe nga Inter, ku në vend të trajnerit Cristian Chivu, foli presidenti Giuseppe Marotta, tek Napoli, foli trajneri Antonio Conte, pas fitores 3-1 ndaj zikaltërve. “Unë e jetoj lojën me lojtarët e mi, në të mirë dhe në të keq, dhe luajtëm kundër, sipas mendimit tim, skuadrës më të mirë në Itali. Ata humbën disa pikë gjatë rrugës, por skuadra e tyre është në letër në një nivel krejtësisht të ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Ata nuk arritën në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë në tre vjet për shkak të një rastësie. Të fitosh këtë ndeshje, me të gjitha vështirësitë që patëm, duke humbur lojtarë si Lobotka, Rrahmani, Meret dhe Hojlund, pastaj duke humbur De Bruyne, me Lukaku jashtë që nga para-sezoni…...