Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Penalltinë e dha asistenti”, Marotta “shpërthen” në akuza pas humbjes ndaj Napolit
25 Tetor 2025 21:14 Telesport Presidenti i Interit, Giuseppe Marotta, ka folur pas humbjes së zikaltërve 3-1 ndaj Napolit dhe ka shprehur pakënaqësinë në lidhje me penalltinë nga erdhi goli i parë i vendasve. Sipas Marotta-s, penalltia kontroverse ishte “vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin”. “Edhe pse Napoli përfundimisht e legjitimoi fitoren, kryesisht në 20 minutat e fundit, penalltia ishte vendimtare për të ndryshuar ekuilibrin e lojës. Ajo erdhi nga një vlerësim i bërë nga ndihmës-arbitri, pra nga asistenti. Është e qartë se arbitri ishte në pozicionin e përsosur për të vlerësuar, ai e pa dhe u kthye, pastaj fishkëllyeu tetë sekonda më vonë. Mendova se kjo ishte një situatë ideale për të ndërhyrë VAR, duke qenë se arbitri fillimisht e kishte vlerësuar dhe injoruar situatën....