Të dielën, sprova e Albin Kurtit/ Vetëvendosja nuk ka votat për të formuar qeverinë. Kurti, asnjë takim për koalicion

Të dielën, sprova e Albin Kurtit/ Vetëvendosja nuk ka votat për të formuar qeverinë. Kurti, asnjë takim për koalicion

Të dielën e 26 tetorit, në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re. Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, më 11 tetor është mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani për të paraqitur para parlamentit programin dhe përbërjen e ekzekutivit. Për gjatë këtyre ditëve, as Kurti dhe as akterë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, publikisht nuk njoftuan se kanë zhvilluar takime me partitë e tjera politike, për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, marrë parasysh që nuk i kanë 61 votat e nevojshme. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, më 15 tetor kishte deklaruar se me Kurtin nuk diskuton asnjëlloj qeverie e opsioni. Kjo është mbështetur edhe nga akterë të tjerë të PDK-së që thanë se...