Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

Partizani ndal kampionët e Superiores, Teuta e pamposhtur merr vendin e tretë në renditje

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8 të “Abissnet Superiore”-s. Pas fitores kundër Bylisit, Partizani ka marrë një tjetër rezultat pozitiv nën drejtimin e trajnerit të ri. Të kuqtë kanë ndalur kampionët në fuqi të kampionëtit shqiptar, Egnatian. Përballja e sotme mes tyre ka përfunduar në baraspeshë 0-0, teksa të dyja skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga fusha e lojës. Ndëkohë Teuta vazhdon të mbetet e pamposhtur këtë sezon, teksa nuk numëron asnjë humbje në 8 javët e para të kampionatit. Durrsakët kanë mposhtur me shifrat 3-2 Flamurtarin, duke u ngjitur kështu në vendin e 3-të në renditje, me 14 pikë të grumbulluara gjithsej. Në krahun tjetër Flamurtari ende nuk e provuar shijen e fitores në “Abissnet Superiore”....