Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

Chelsea e pëson keq, Sunderland fiton me përmbysje në Londër

Chelsea pëson disfatë të hidhur 1-2 në shtëpi nga Sunderland. Blutë e Londrës kaluan në epërsi që në minutën e katërt me Garnacho. Isidor vendosi ekuilibrat, brenda pjesës së parë. Përmbysja e madhe erdhi nga Talbi në fundin e ndeshjes, duke i dhuruar 3 pikë të papritura skuadrës së Le Bris. Në takimin tjetër, Newcastle mundi 2-1 Fulham. BalkanWeb