Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)
25 Tetor 2025 18:48 Telesport Napoli po fiton 1-0 ndaj Interit në pjesën e parë, në supersfidën e javës së tetë e cila po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Momenti kryesor i 45 minutave të para ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR. Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n. SHIKOGOLIN