Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
ABISSNET SUPERIORE: 5 gola mes Teutës dhe Flamurtarit, “paqe” mes Partizanit dhe Egnatias
Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së tetë për Abissnet Superiore. Në “Niko Dovana” janë shënuar 5 gola në sfidën Teuta-Flamurtari, ku në fund durrësakët fituan me shifrat 3-2. Goli i parë do të vinte në minutën e 17-të, ku Gabriel Gomes do të kalonte në avantazh Teutën me një gol të bukur pas një goditjeje nga distanca. Në minutën e 29-të, Ergis Arifi dyfishoi shifrat për Teutën, duke përfituar nga një gafë e mesfushorit të Flamurtarit, Hamzi Ramani, i cili humbi topin. Në fund të pjesës së parë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Lorenc Trashi ngushtoi shifrat për Flamurtarin duke ekzekutuar në mënyrë perfekte një goditje anësori dënimi, por reagimi i durrëskave ishte i shpejtë, duke gjetur golin e...