Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ndalohet për disa orë kalimi në Kakavijë/ Grevë në doganën greke, ja oraret e bllokimit
Të hënën në doganën e Kakavijës do të pezullohet kalimi për rreth katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, njofton se më 27 tetor 2025, nga ora 06:00 deri në 10:00 (ora shqiptare), nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në PKK Kakavijë, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet me emergjenca shëndetësore do të lejohen të kalojnë kufirin. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që të planifikojnë udhëtimet me automjete në orare të tjera për të shmangur vonesat.