Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme
Edon Zhegrova nuk po merr më minuta te Juventusi. Shumë ndeshje vendimtare të humbura deri tani dhe mundësi të hequra për të shpalosur të gjithë talentin e tij. Para ndeshjes me Lacion, trajneri i Juventusit është pyetur sa i përket Edon Zhegrovës. “Kur do ta shohim të luajë si titullar? Pyetje e mirë. Ai nuk ka luajtur për një vit, e transferuam, pastaj shkoi në ekipin kombëtar. Në stërvitje, sa herë që ai përpiqet pak më shumë, shfaqen disa probleme. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndërtojmë siç duhet”, tha Tudor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/