Sunderland i Xhakës i bën surprizën e hidhur Chelsea-s, Newcastle fiton në frymën e fundit (video)

Sunderland i Xhakës i bën surprizën e hidhur Chelsea-s, Newcastle fiton në frymën e fundit (video)

25 Tetor 2025 17:56 Telesport Chelsea ka zhgënjyer duke u mundur 1-2 nga Sunderland në “Stamford Bridge” për javën e tetë në Premier League. “Blutë” gjetën golin me Alejandro Garnacho që në minutën e 4-të, goli i parë për sulmuesin argjentinas më Chelsea-n. Barazimi i miqve do të vinte në minutën e 22-të me të zakonshmin Isidor. Goli i fundosjes për Chelsea-n do të vinte në minutën e 90+3, ku Chemsdine Talbi shënoi 1-2 për Sunderland. SHIKOGOLAT Në sfidën tjetër, Newcastle fitoi vetëm në minutat e fundit 2-1 ndaj Fulham në sfidën e luajtur në “St’James’Park”. Për “Qymyrxhinjtë” shënuan Jacob Murphy 18′ dhe Bruno Guimaraes 90′. Për fulham barazoi përkohësisht shifrat Lukic 56′. SHIKOGOLAT