Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

27 tetori do të sjellë një bllokim të kalimeve kufitare në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo për shkak të grevës së palës greke. Bllokimi do të nisë në orën 06:00 dhe do të zgjasë deri në 10:00 (me orën shqiptare). Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për shkak të grevës së doganierëve grekë. Policia Kufitare Kakavijë njofton se do të lejohet kalimi vetëm i këmbësorëve pa bagazhe, dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.