Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Shqipëria duhet të nxitojë! Talenti i Kombëtares po bën namin në Angli, Armend Muslika shënon golin e 7 në 8 ndeshje
Një prej talenteve më të mëdhenj të Shqipërisë në Angli, në ekipet e moshave, është Armend Muslika. Ky futbollist i ka dhuruar fitoren Totenhemit U-18 edhe në ditën e sotme, teksa ia kanë dalë 2-0 ndaj Leicester. Goli i Armend Muslikës erdhi në minutën e 6 të takimit, ndërsa ishte goli i 7 i tij në 8 ndeshjet e para të kampionatit. Për më tepër, kjo merr vlerë të madhe pasi roli i tij nuk është qendër sulmues, por mesfushor organizator që vjen pas sulmuesit. Futbollisti 16-vjeçar ka luajtur vetëm 1 ndeshje me Shqipërinë U-17, por tani është momenti për t’i besuar të paktën një vend te Shqipëria U-21 duke parë potencialin e tij. /Sport Ekspres/