Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

25 Tetor 2025

16:54

Telesport

Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e tetë në Serie A. Në Friuli, Udinese ka fituar 3-2 ndaj Lecce. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë më Karlstrom 16′ dhe Davis 37′.
Reagimi i miqve erdhi në pjesën e dytë, ku mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga një distancë e largët.
Megjithatë, supergoli i Berishës nuk e shpëtoi dot Lecce-n nga humbja. Në minutat e fundit u shënuan edhe dy golas të tjerë, Buksa shënoi për Udinesen në minutën e 89-të dhe konan Ndri shënoi golin e dytë për Lecce-n në fund të kohës shtesë. Rezultati përfundimtar, 3-2. Përveç Berishës, i cili bëri një super ndeshje, titullar për Lecce-n ishte edhe mesfushori tjetër kuqezi, Ylber Ramadani.
Në sfidën tjetër të luajtur në “Ennio Tardini”, Parma dhe Como u ndanë në barazim pa gola.
SHIKOSUPERGOLINEBERISHES