Zgjedhjet e 12 tetorit, Kosovë/ KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare

Zgjedhjet e 12 tetorit, Kosovë/ KQZ shpall të shtunën rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në orën 18:00 do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. KQZ sot certifikoi edhe Listën Votuese për raundin e dytë të votimit për këto zgjedhje që mbahet më 9 nëntor. Balotazhi do të mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot, njofton Klankosova. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve në këto 18 komuna është 1 milion e 346 mijë e 397 votues.