Balotazhi në Kosovë në 9 nëntor, në raundin e dytë votohet për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave

Balotazhi në Kosovë në 9 nëntor, në raundin e dytë votohet për të zgjedhur kryetarët e 18 komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar listën e votuesve për raundin e dytë të garës lokale e cili do të zhvillohet në 18 komuna. Praktikat e mëparshme kanë treguar se fitorja në raundin e parë nuk garanton fitoren përfundimtare edhe në raundin e dytë në rastet kur ka balotazh. Nga komunat me shumicë serbe, vetëm në Kllokot do të ketë raund të dytë, ndërsa në nëntë të tjerat ka fituar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Raundi i i balotazhit do të zhvillohet në 9 nëntor./vizionplus.tv