FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

Volejbolli shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga një debat në lidhje me gjininë e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, e cila luan me skuadrën e Dinamos në Superligë. Sipas klubit kryeqytetas, volejbollistja (emri i së cilës nuk përmendet në asnjë deklaratë të klubit dinamovit) është pezulluar dhe i është kërkuar të bëjë testin e gjinisë. Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se nuk ka akuzuar askënd, se “po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret”. Ndërsa klubi Dinamo, për mediat sqarpon: “Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare...