Juventusi në kurth financiar, shkarkimi i Tudor mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit

Juventusi në kurth financiar, shkarkimi i Tudor mund t’i kushtojë shtrenjtë klubit

Presioni mbi trajnerin Igor Tudor po rritet pas rezultateve të dobëta të Juventusit në këtë fillim sezoni, me serinë pa fitore që ka arritur në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë humbjen 2-0 ndaj Comos në fundjavë dhe atë 1-0 kundër Real Madridit në Champions League. Klubi po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të trajnerit kroat, i cili nënshkroi kontratën verë që lamë pas. Një shkarkim i mundshëm i Tudor mund të krijojë pasoja të rënda financiare, pasi paga e tij bruto arrin 8 milionë euro, ndërsa ish-trajneri Thiago Motta vazhdon të përfitojë një pagë prej 12 milionë eurosh pas shkarkimit të sezonit të kaluar. Kjo do të thotë se Juventusi aktualisht shpenzon rreth 20 milionë euro vetëm për pagat e stafit teknik. Sipas raporteve të Calciomercato,...