Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për sportisten, Nayara Ferreira e cila gjithashtu është pezulluar përkohësisht nga FSHV. Klubi Dinamo thekson se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit është i befasishëm, ndërsa kërkesën e kanë cilësuar të pazakontë dhe që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve. “Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë. Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta. Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit,...