Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Allegri shkon kundër rrymës: A ishte një mundësi e humbur? Kjo pikë do të jetë e rëndësishme në fund të vitit…
25 Tetor 2025 8:46 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri e pranoi se ndeshja me Pisa ishte “e vështirë dhe e rrezikshme”, ashtu siç e kishte parashikuar. Milani barazoi 2-2 në fund, pas një përmbysjeje, por trajneri nuk ishte i kënaqur: “Na vjen keq për rezultatin, sepse donim fitoren, por në fund kjo pikë do të jetë e rëndësishme. Duhej ta menaxhonim ndryshe ndeshjen”. Allegri theksoi se skuadra e tij duhet të kishte shkuar në 2-0 kur ishte në avantazh: “Ishim shumë të gjatë, sulmuesit larg mesfushës, lamë shumë hapësira. Pas golit të parë humbëm kompaktësinë”. Ai kritikoi mënyrën se si skuadra rrezikoi në fund: “Në ato minuta mjaftojnë dy aksione për të fituar, nuk duhet humbur qetësia”. Trajneri pranoi vështirësitë kundër ekipeve që mbrohen thellë: “Duhet...