Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Interi ka rilindur nga mbrojtja në sulm, Chivu është gati “ta fundosë” Napolin
25 Tetor 2025 6:13 Alfred Lleshi “Interi ka rilindur nga mbrojtja te sulmi”, thotë Cristian Chivu, i gatshëm për ta sfiduar direkt Napolin. Pas golit të Adzic, në barazimin ndaj Juventusit, skuadra zikaltër ka regjistruar 7 fitore radhazi në kampionat dhe Champions League, me vetëm një gol të pësuar dhe 18 të shënuar. Napoli i Antonio Contes, “i plagosur”, ka pësuar humbjen 6-2 ndaj PSV-së në Champions dhe një goditje nga Simeone në kampionat. Përballja e së shtunës në “Maradona” pritet të jetë për “zemra të forta”. Chivu ka tre kandidatë për dy vende sulmuese në formacionin 3-5-2. Lautaro Martinez është i sigurt, ndërsa Bonny dhe Pio Esposito luftojnë për të qenë në krahun e argjentinasit. Mungesa e Thuram ndikon, por sulmi i Interit po rikthehet me...