“Askush, as vetë lojtarët nuk dinin gjë për largimin e Neymar nga Barcelona”

“Askush, as vetë lojtarët nuk dinin gjë për largimin e Neymar nga Barcelona”

25 Tetor 2025 6:25 Alfred Lleshi Jordi Mestre, ish-zv.president i Barcelonës, komentoi periudhën e Neymar te skuadra katalanase: “Më vjen shumë keq që Neymar nuk funksionoi, sepse ishte një lojtar i jashtëzakonshëm. Duhej të ishte pasardhësi i Leo Messit. Ai më tha se donte të kthehej dhe e kuptoj, sepse Barcelona i shkonte shumë mirë. Në një kundër një, nëse e bënte gjithçka Leo, ishte një gjë, por nëse e bënin Leo dhe Neymar, ndryshonte gjithçka”. Një moment historik i Mestre ishte korriku 2017, kur ishte 100% i sigurt se Neymar nuk do të largohej atë verë, por pak ditë më vonë braziliani njoftoi kalimin te PSG. Ai tregoi se as lojtarët nuk e dinin për largimin e brazilianit: “Fola me një lojtar shumë të...