Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Dinamo fiton derbin me Tiranën dhe merr kreun e Superligës, triumfon edhe Vllaznia
Janë luajtur mbrëmjen e së premtes dy ndeshjet e para të javës së 7-të dhe të fundit të fazës së parë të Superligës në volejboll për meshkuj. Dinamo fitoi 3-2 ndaj Tiranës në derbin kryeqytetas, një ndeshje që zgjati mbi dy orë (21-25, 26-24, 16-25, 25-19, 15-12). Edhe pse bardheblutë kaluan dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, po dy herë u arritën nga blutë, që s’hoqën dorë. Vendimtar seti i dytë për Dinamon, fituar në pikët shtesë dhe që mund të kishte vulosur fatin e sfidës në favor të Tiranës. Në Durrës, skuadra e Vllaznisë fitoi 3-2 (25-19, 30-32, 25-19, 24-26, 15-7) ndaj Teutës vendase. Një ndeshje emocionuese dhe me rivalitet, ku të dyja skuadrat dueluan për fitoren edhe...