Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare. Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028. Klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe. Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG. Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan...