Muzeu i futbollit shqiptar, risia që funksionon çdo vit e më shumë

Muzeu i futbollit shqiptar, risia që funksionon çdo vit e më shumë

24 Tetor 2025 17:31 Telesport Muzeu i Federatës Shqiptare të Futbollit vijon të mirëpresë vizitorë nga shkolla dhe institucione të ndryshme, të interesuar për t’u njohur nga afër me historinë dhe sukseset e futbollit shqiptar ndër vite. Së fundmi, një grup nxënësish nga shkolla e mesme e Medresesë “Liria” zhvilluan një tur informues në ambientet e muzeut, ku u njohën me dokumente, ngjarje e momente kyçe të historisë së futbollit shqiptar. Nxënësit shprehën interes të veçantë për pjesëmarrjet historike të Kombëtares shqiptare në Kampionatet Europiane “Francë 2016” dhe “Gjermani 2024”. Turet në muze vijojnë rregullisht, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë për të rezervuar vizitën e tyre në adresën [email protected].