Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
UEFA Development U15, në garë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Armenia
Më 29 tetor do të nisë turneu i radhës i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, UEFA Development U-15, ku do të marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Armenia. Të gjitha ndeshjet do të luhen në “Shtëpinë e Futbollit”. Grumbullimi i ekipit Kombëtar U-15 do të nisë ditën e diel, ndërsa trajneri Genti Mahmuti do të shpallë së shpejti listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne. Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Armenisë më 29 tetor në orën 14:00. Në të njëjtën ditë do të përballen edhe Maqedonia e Veriut me Kosovën në orën 10:30. Ndeshjet e dyta do të zhvillohen më 31 tetor. Shqipëri – Maqedoni e Veriut është e programuar në orën 14:00, ndërsa Kosovë – Armeni në...