Mjeshtri rus i shahut do të hetohet pas vdekjes së papritur të rivalit amerikan

Mjeshtri rus i shahut do të hetohet pas vdekjes së papritur të rivalit amerikan

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) ka hapur një hetim ndaj mjeshtrit të madh rus, Vladimir Kramnik, pas vdekjes së papritur të mjeshtrit amerikan Daniel Naroditsky, 29 vjeç. Lajmi për ndarjen nga jeta të Naroditskyt u bë publik të hënën nga Klubi i Shahut të Charlotte-s, duke tronditur komunitetin ndërkombëtar të shahut. Vdekja e tij erdhi pas një periudhe të gjatë përplasjesh publike me ish-kampionin botëror Kramnik, i cili e kishte akuzuar atë dhe disa shahistë të tjerë për përdorim të “motorëve të shahut”, programe kompjuterike që gjenerojnë lëvizjet më të forta në një ndeshje, shkruan A2. Kramnik, që mbajti titullin e kampionit botëror nga viti 2000 deri në 2006, kishte sulmuar publikisht Naroditskyn në mënyrë të përsëritur gjatë vitit të fundit. Pas vdekjes së tij,...