Dinamo rikthehet aty ku i takon në renditjen e Superiores, i afrohet Vllaznisë dhe mund Vorën

Dinamo rikthehet aty ku i takon në renditjen e Superiores, i afrohet Vllaznisë dhe mund Vorën

Pas një nisje sezoni jo të mirë, Dinamo rikthehet aty ku i takon në Superiore. Ekipi i Dajës ka fituar në shifrat 0-2 ndaj Vorës, kundër një kundërshtari jo të lehtë dhe që ka sjellë jo pak probleme për ekipet rivale deri tani. Një ndeshje e përfunduar falë golave të Vilës dhe Bregut. Goli i parë i takimit erdhi në fundin e pjesës së parë pas një krosimi dhe rrëmuje në zonë, nga ku Vila u tregua cinik për të tundur rrjetën. Në minutën e 76, Bregu do të realizonte nga penalltia duke mbyllur historinë e ndeshjes. Me këtë fitore, Dinamo shkon në vendin e dytë me dy pikë më pak se Vllaznia kryesuese. /Sport Ekspres/