Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Iliria kërkon të ngjitet në Superiore! Fitore për vendin e dytë, Apolonia mund Lushnjen
Në Kategorinë e Parë janë luajtur në orën 14:00 dy ndeshje jo pak të rëndësishme. Fillimisht për t’u përmendur fitorja e Ilirës kundër Korabit, 2-1. Një tjetër fitore ku Iliria tregon qartësisht se do të jetë surpriza e madhe e Kategorisë së Parë. Goli i Likës dhe Mavangës bëri që goli i Markut t’i shërbente vetëm statistikave. Me këtë fitore, Ilira merr vendin e dytë në renditje, duke ardhur menjëherë pas Skënderbeut. Nga krahu tjetër goli i Apolonisë me Amagba ka mjaftuar që të fitojnë ndaj Lushnjes në transfertë. /Sport Ekspres/