Çfarë ndodh nëse Kurti nuk arrin të propozojë qeverinë deri të dielën

Çfarë ndodh nëse Kurti nuk arrin të propozojë qeverinë deri të dielën

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Kosovës, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka edhe dy ditë kohë ligjore për t’i prezantuar qeverinë anëtarëve të Kuvendit të Kosovës. Nëse qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të shkurtit dhe muajve të tërë përpjekjesh për të formuar institucionet e reja, Kosova mund të përballet me një krizë të re institucionale. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje mori më shumë vota, por jo mjaftueshëm për të formuar e vetme qeverinë. Tani, nuk është e sigurt nëse kjo parti do të arrijë t’i sigurojë votat e deputetëve nga partitë e tjera deri të dielën. Më herët, Lëvizja Vetëvendosje e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa e...