Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Vendimi i vitit 2022, Oliver Kahn zbulon prapaskenat: “Zgjodhëm De Ligt dhe refuzuam lojtarin gjerman”
24 Tetor 2025 16:09 Telesport Bayern mori një vendim delikat në verën e vitit 2022. Klubi bavarez pati shansin të transferonte Nico Schlotterbeck nga Freiburg për 20 mln euro, por vendosi ndryshe. Mbrojtësi gjerman, edhe pse e pëlqente idenë e kalimit në Mynih, u shit te Borussia Dortmund. Oliver Kahn ka shpjeguar si u mor ai vendim nga drejtuesit. “Schloterbeck po luante mirë te Freiburg dhe duhej të vendosnim. Ishte shumë-shumë i ri, kështu që zgjodhëm dikë tjetër”, ka deklaruar legjenda e futbollit gjerman, i cili asokohe punonte te Bayern. Kahn e ka fjalën për Matthijs de Ligt, i transferuar për 67 mln euro nga Juventusi dhe i shitur për 45 mln euro te Manchester United dy vite më vonë.