Abissnet Superiore, java e 8:
Vora- Dinamo Siti 0-2 (L. Vila 45’+3′, Bregu pen 76′)
Vora ndryshon impiant për të bërë skuadrën pritëse por në “Arena e Demave” në kryeqytet nuk i del formula. Përballë Dinamos, skuadra e periferisë së Tiranës e pati të vështirë të shprehet me tiparet më të mira të saj, treguar në 7 javët e mëparshme. Në fakt Dinamo ushtroi presion të madh në pjesën e parë me raste të Guindo, Bregut dhe në fund goli i Lorenco Vilës ardhur me fat në të 45+3′.
Në pjesën e dytë vora e cila vuajti lojën jo të mirë të repartit të mesfushës, arriti të luajë më mirë deri sa erdhi penalltia e fituar nga saliu Guindo për ekipin e Ilir Dajës e shndërruar në avatazh të dyfishtë nga Dejvi Bregu ndërsa sot feston me gol ditëlindjen e 30-të të tij.
Pas këtij suksesi, Dinamo kap Egnatian në vendin e dytë me 14 pikë ndërsa Vora mbetet në pozicionin e 6-të me 10 pikë./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
