Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të veproni për të marrë Certifikatën e Pronësisë

Brenda një viti ASHK legalizon 28 pallate në Tiranë, si të veproni për të marrë Certifikatën e Pronësisë

Përgjatë një viti, nga tetori 2024 e deri në tetor 2025, Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka legalizuar 28 pallate në Tiranë, duke i hapur rrugë banorëve të pajisen më në fund me Certifikatë Pronësie. Në këto pallate janë afërsisht rreth 3 mijë njësi (apartamente, dyqane, garazhe e ambiente të tjera), të cilat më në fund do të jenë pjesë e qarkullimit civil dhe pronarët e tyre mund t’i shesin, dhurojnë, trashëgojnë apo t’i përdorin si garanci për kredi hipotekore pranë bankave të nivelit të dytë.Veç të tjerash të gjitha këto prona këtej e tutje do të kenë një vlerë më lartë në treg. Qeveria u jep mundësi banorëve të pallateve në shkelje të lejes së ndërtimit që, në mungesë të veprimit të investitorit, të marrin...