Formula 1/ Hakohet sistemi i FIA-s, ‘vidhen’ të dhënat dhe patenta e Max Verstappen

Formula 1/ Hakohet sistemi i FIA-s, ‘vidhen’ të dhënat dhe patenta e Max Verstappen

FIA pranon se i është hakuar sistemi i saj kompjuterik, tani çështja është zgjidhur, numrat e pasaportave, superpatentat dhe të dhënat personale të kontaktit janë vjedhur.  Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar raportet se pësoi një sulm hakerash verën e kaluar, duke rezultuar në vjedhjen e të dhënave personale të disa pilotëve, përfshirë edhe Max Verstappen. Në një deklaratë të lëshuar në Çmimin e Madh të Meksikës, FIA tha se incidenti ndodhi “gjatë verës” dhe se masa të reja sigurie ishin zbatuar për të mbrojtur të dhënat. Shkelja preku faqen e internetit të Kategorizimit të Pilotëve të FIA-s, ku hakerat ishin në gjendje të hynin në brendi të informacionit, duke përfshirë numrat e pasaportave dhe detajet e kontaktit të shumë pilotëve.  “U morën masa të...