Nis pas pak raundi i tetë Abissnet Superiore. Ndeshja hapëse e javës përkon me duelin interesant Vora- Dinamo Siti e cila do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit në Tufinë. Ky takim pritet të jetë mjaft interesant pasi jo vetëm Dinamo e cila niset favorite por dhe vorakët e promovuar për herë të parë në Superiore po shfaqen…superiorë.
Më pas skenën e marrin dy takimet e orës 17:00 me klasiken Vllaznia- Tirana dhe AF Elbasani-Bylis. Në Shkodër dy emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar përballen me koeficent ndryshe pasi kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 16 pikë ndërsa bardheblutë gjën të parafundit me 10 pikë më pak se vendasit e Edi Martinit (6 pikë).
Mjaft interesant pritet të jetë edhe dueli paralel i “Elbasan Arena” mes verdhebluve vendas dhe Bylisit të Ballshit. Gvozdenoviç dhe vetë skuadra e konsideron pikë kthehese takimin e sotëm. Po ashtu dhe Bylis ndërsa ka po aq pikë sa Tirana (6) vjen nga dy humbje radhazi dhe pikët në Elbasan i ka domosdoshmëri.
Ndërkaq dy takimet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër (e shtunë). Partizani- Egnatia, në orën 17:00, e ka fituar prej kohësh rivalitetin e ndërsjelltë teksa dueli pritet të jetë me shumë të panjohura. paralelisht po nesër në të njëjtën orë takimi Teuta- Flamurtari. Durrsakët, skuadra e vetme pa humbje në 7 javë, gjën në shtëpi vlonjatët e fundit në kuotën e dy pikëve.
14:00
Vora- Dinamo
17:00
Vllaznia- Tirana
AF Elbanasi- Bylis
Nesër:
17:00
Partizani- Egnatia
Teuta- Flamurtari/ Erga Kenga/
Vazhdo leximin
