Iliria do vendin e dytë, Skënderbeu dueli me Besën

Zhvillohen sot tre ndeshje të javës së tetë në Kategori të Parë. Iliria e Fushë Krujës pret në shtëpi Korabin e Peshkopisë me mundësinë e tri pikëve të cilat do ta ngjisin së paku për 24 orë në vend të dytë. Po në 14:00 debi i myzeqesë ndërmjet Lushnjës dhe Apolonisë me udhëtuesit që e kanë të pezuluar nga Disipilina trajnerin e tyre Jovanoviç.

Ndërkohë ndeshja kryesore e ditës luhet në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”. Vendasit kryesues do të takohen me Besën e cila pavarësisht situatës mjerane me vetëm 4 pikë në 7 ndeshje mund të shfaqen të fortë me të fortat. Ndoshta mundësia e fundit e verdhezinjëve për të mbetur në luftë për vendet e para. Fitorja e Skënderbeut konvertohet në konsolidim absolut të vendit të parë e një rival më pak për dy biletat e Superiores.

Sot, java e tetë kategori e Parë:

Iliria- Korabi 14:00

Lushnja- Apolonia 14:00

Skënderbeu- Besa 17:00

Nesër ora 14:00

Laçi-Burreli

Pogradeci-Kastrioti

Kukësi- AF Luftëtari/ Sportiim.al/

Vazhdo leximin