Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

Asani shkëlqen në Champions, zgjidhet në formacionin më të mirë

Jasir Asani është rikthyer të bëjë protagonistin në Champions League aziatike, këtë herë me fanellën e Esteghlal. Sallaksi kuqezi gjeti golin e tij të parë në këtë turne duke i dhuruar skuadrës iraniane një 3 pikësh në xhiron e dytë në Champions. Në fund të ndeshjes, Asani u vlerësua nga “SofaScore” me notën 9,1 duke u shpallur lojtari më i mirë. Jo vetëm kaq, SofaScore, faqja e specializuar për statistikat bëri publike edhe formacionin më të mirë të turit të dytë në Champions League aziatike. Asani Ashtu siç pritej, Asani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të këtij raundi. ()