Conte karikon Napoli, kërkon të ndryshojë fytyrë pas humbjesh së turpshme në Europë

Conte karikon Napoli, kërkon të ndryshojë fytyrë pas humbjesh së turpshme në Europë

“Rinisje” është motoja e Napolit përpara ndeshjes së madhe kundër Interit. Kampionët e Italisë duhet ta harrojnë shpejt humbjen në Eindhoven dhe ringjallja e garës për titullin kampion është një mundësi e artë. Megjithatë, ata duhet të menaxhohen sa më mirë që të jetë e mundur për të shmangur një humbje të tretë radhazi dhe një krizë edhe më të thellë. Trajneri Antonio Conte i vuri lojtarët e tij të punonin në dy fronte: njëri mendor dhe tjetri, padyshim, fizik. Para seancës stërvitore, trajneri dhe ekipi u takuan përsëri për të kuptuar se çfarë shkoi keq në Holandë dhe për të gjetur një zgjidhje. Seanca në fushë zgjati shumë dhe përfundoi vonë pasdite. Të gjithë ishin të përfshirë, si në studimin e Interit ashtu edhe...