Hamilton: Roma nuk u ndërtua në një ditë, rikthimi i Ferrari në majë kërkon kohë

Hamilton: Roma nuk u ndërtua në një ditë, rikthimi i Ferrari në majë kërkon kohë

Lewis Hamilton është ende duke ndjekur podiumin e tij të parë në Formula 1 si pilot i Ferrari në vitin 2025. Ai fitoi në Kinë dhe përfundoi i treti në Miami, por ato ishin dy gara sprint. Në garën e fundit, në Teksas, ai iu afrua përsëri podiumit, duke zënë vendin e katërt për herë të katërt këtë sezon. Gjithsesi, 7 herë kampioni i botës, është i kënaqur sepse, pas pushimeve verore, ai po sheh përparim të prekshëm në integrimin e tij brenda skuadrës Ferrari. “Ndjej sikur po shkojmë në drejtimin e duhur. Mos harroni, Roma nuk u ndërtua në një ditë,” tha Lewis Hamilton para garës në Meksikë. “Duhet kohë për t’u ndërtuar nga e para gjithçka këtu. Duke qenë viti im i parë...