Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Hej, është shaka… Mallkuar qofshi”; Totti pranon audion “virale” për tri penalltitë e Romës: “Ia dërgova një miku, pastaj e ofendova”
Jo e “bërë me inteligjencë artificiale”, siç kishte pretenduar Totti disa ditë pasi ishte shpërndarë një audio e tij për tri penallti të humbura njëra pas tjetrës nga Roma në “Europa League” kundër Lille (dy nga Dovbyk dhe një nga Soulé). Zëri ishte vërtet i kapitenit të përjetshëm të Romës. Vetë Totti e tregoi këtë te Luca Toni, gjatë një podcast-i ku trajtoi shumë tema, nga grindjet në fushë deri te fanella historike për Ilary: “Ia dërgova këtë audio një miku tim, ai e shpërndau në një ‘chat’ me 7-8 persona. Unë thashë të vërtetën…” Ngjarja spektakolare ndodhi më 2 tetor. Roma humbi 1-0 në shtëpi ndaj Lille në “Europa League”, por pas ndeshjes diskutimi ishte mbi tri penalltitë e dhëna nga arbitri dhe të...