Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin. 38-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2028. Sulmuesi fitoi “Këpucën e Artë” në MLS këtë sezon pasi shënoi 29 gola. Ai gjithashtu dhuroi 19 asiste. Fakti që ka kontribuuar në 48 gola bën që të jetë hap një larg barazimit të rekordit të MLS prej 49 të tilla, të vendosur nga Carlos Vela në vitin 2019. Messi u bashkua me klubin amerikan në vitin 2023, pasi kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe 10 tituj të La Ligës gjatë një periudhe të lavdishme me Barcelonën. Një “goditje” e rëndësishme ekonomike për imazhin e MLS-së, që është rritur ndjeshëm me afrimin e Mesit, por edhe për klubin e drejtuar nga David Beckham,...